Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Mema: Duhej të ishim më të qetë për…

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, foli pas humbjes me Kukësin, ku deklaroi:

Ndryshuat shumë te kjo Tiranë, por rezultatet negative vijnë kur humbni raste para portës dhe me gabime në mbrojtje…

E vërtetë, kundërshtari u mundua të na kapte në befasi, duke qenë në ekuilibër. Kështu pësuam. Por, ishim edhe ne para portës. Duhej të ishim më të qetë për të shënuar. Këto ndeshje mbarojnë me episode, jo me një logjikë loje. Këtë ndeshje kisha punuar me skuadër. Dija si luante kundërshtari, por nëse do bësh gabime kundërshtari do e shfrytëzojë, dhe do foli në favorin e tyre.

Tirana nuk bën më të mirën as kur kundërshtari nuk është mirë…

Një nga gjërat që fola para ndeshjes, pasi pashë rezultatet e të tjerëve, i thashë që kjo mund të jetë java jonë, sepse nuk të vijnë shpesh këto raste për të marrë pikët dhe për t’u shkëputur. Por, nuk e shfrytëzuam.

Sa rrezikoni me këtë humbje?

Ne gjithë kohës kemi qenë të rrezikuar. Mendoj se duhet të luajmë si në Durrës, pasi vinim nga një humbje, dhe mblodhëm forcat. Tani, duhet të mbledhim sërish forcat, pasi gjendemi në vështirësi.

I druheni kompromiseve?

Atë e kemi thënë, nuk dua ta shpjegoj në këtë moment. Tani është koha për të reflektuar ne, pasi nuk dua t’i shoh gjërat te kundërshtarët. Duhet të kemi kujdes te kundërshtarët, pasi ne dhe Kukësi luajtëm futboll. Çdo gjë ishte korrekte, nuk kishte rezultate të çuditshme. Së pari, të shohim veten tonë pastaj kundërshtarët.

Gabime në mbrojtje dhe në sulm. Si kishit menduar ta mbyllnit Rexhinaldon?

Kukësi vinte vetëm nga topi i gjatë. Afrova një nga mesfushorët tek qendra e mbrojtjes, dhe zëvendësonte. Nuk e kam problem një ekip që luan me top të gjatë, por problemi është te veprimet tona.

A di të luajë ndryshe Tirana, më pak argëtuese, dhe më shumë cinike?

Ndoshta është faji im kjo pjesë, mundohem që të shpjegoj dhe të luajmë futboll interesant. Një trajner kënaqet edhe me lojën e vet, por do isha dakord edhe me komentin tuaj. Më mirë të luajmë keq e të fitojmë. Tirana po vuan për episode, jo nga lojërat. Këto janë analiza që i kam bërë shpesh me lojtarët, dhe kemi trajtuar problematika që janë të konstatueshme. Probleme që kemi para portës, por edhe në fazën e sulmit kur humbim golat.

A ishte një prekje në sedër, fakti që thatë para ndeshjes se nuk do donit që të nxirrni Partizanin kampion?

Nuk është totalisht kështu. Partizani është aty ku është në sajë të meritës. Unë kam qenë gjithmonë te Tirana, dhe jam rritur te ky klub. Nuk do doja që Partizani të dilte kampion me ne në derbi, por nëse luajnë mirë, e meriton. Dëshirat janë gjëra të tjera pastaj. Partizani luan futboll, nuk po e prish kampionatin dhe e falënderoj për këtë pjesë.

Related posts

FENOMENAL/ MESSI bëhet “PICHICHI” i La Ligas për herë të pestë, nderohet edhe…

Isa.Autor

NDODH EDHE KJO/ SKANDALI i zbuluar nga mediat rumune, QAKA u ble nga një TRAFIKANT

Isa.Autor

TELENOVELA “TIRANA-DINAMO”/ Shehi shkund skuadrën. Zbulohen fjalët e trajnerit bardheblu drejtuar lojtarëve

Delo.autor

Leave a Comment