Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES NDAJ LUFTËTARIT/ Trajneri Gega: Nuk do doja të vinte kurrë kjo situatë, ndjej…

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, foli pas humbjes në shtëpi ndaj Luftëtarit ku u shpreh:

Tjetër humbje me Luftëtarin…

Mendova se Kupa ishte mos impenjim. Sot ishim jashtëzakonisht të impenjuar. Ishim entuziast pas humbjes së Kukësit. Në momente të veçanta nuk ishim të vëmendshëm. Gjirokastra shfrytëzoi gabimet tona. Një hap i rëndë. Hera e parë që mundemi në shtëpi për këtë sezon. Unë jam trajner i tyre, përgjegjësia bie mbi mua. Nuk do doja të vinte kurrë kjo situatë. Ndjej keqardhje për ekipin, tifozët dhe klubin.

Mund të ketë ndikuar pak humbja e Kukësit?

E morëm më tepër se seriozisht. Ndoshta presioni ndikoi. Donim që gjërat të shkonim mirë. Duke hyrë në presion gjërat fillojnë luhaten. Pjesa e parë ishte e dobët. Pjesën e dytë futëm gjithë arsenalin që kishim. Ishim të zbehtë në sulm, e pësuam me kundërsulm. Luftëtari nuk bëri më shumë se 3 gjuajtje në portë.

Kush çaloi sot?

Nuk besoj se Luftëtari ishte shumë më mirë. I zgjidhi shumë më mirë rastet. Mbrojtja ka qenë arma më e fortë e jona, ndërsa sot ishin të shpërqendruar. U gabua nga lojtarë që deri më sot ishin me limite në gabime.

Kemi pasur një format gjatë gjithë kohës, e kemi ruajtur. Nuk kemi bërë asnjëherë spektakël. Sot nuk ishim të kujdesshëm mbrapa. Besoj se gabuam në rreshtim. U gabua në qendër. Po gaboi qendra, çdo gjë shkon në drejtim të portës. U ndëshkuam në moment jo të përshtatshëm.

A mos është momenti që ta shkundni skuadrën?

Kemi qenë cinik gjatë gjithë kohës. Nga ndeshja e parë e kampionatit i dimë detyrimet. Jemi munduar t’ia u shpërblejmë tifozëve. Në futboll ka momente të veçanta që me 3 gabime dënohesh 3 herë. Është një zhgënjim, nuk besoj se jemi klubi i parë në planet që na ndodh. Përgjegjësia bie mbi mua. Lojtarët janë ata që na çuan 9 pikë larg rivalëve. Në lojë u bë interpretim jo i duhur dhe ndodhi ajo që ju patë.

Related posts

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Trajneri Simeone: Nuk më besohej kur ma thanë…

Delo.autor

Ciro Immobile, golashënuesi më i mirë në Europë (FOTO)

Q.Autor

NGA NEYMAR TEK RONALDO/ Karantinë me 5 yje, një xhiro në super vilat e futbollistëve (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment