Futboll Seria A Sport

PËRDORI FJALË BLASFEMIKE NDAJ SHOKUT TË SKUADRËS/ Veterani Buffon mëson vendimin përfundimtar nga Gjykata Kombëtare

Portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon është gjobitur me 5 mijë euro nga Gjykata Federale Kombëtare. Gardiani legjendar i futbollit Italian dhe botëror u hetua për përdorim të fjalëve blasfemike gjatë sfidës së 19 dhjetorit të vitit të kaluar kundër Parmës. Megjithëse, ai rrezikonte të pezullohej me një ndeshje. Ditën e sotme, gjyqtari i çështjes vendosi vetëm ta gjobiste 43-vjeçarin.

Në atë sfidë të Serisë A, Bufon u kap nga kamerat e stadiumit duke përdorur fjalë blasfemike ndaj shokut të skuadrës Manolo Portanova. Për të njëjtën shkelje, futbollisti i Romës Brajan Kristante dhe ai i Lazios Manuel Laxari janë përjashtuar me nga një takim.

Related posts

Festimet në Paris për kualifikimit të Francës në 1/4-at e Kupës së Botës (VIDEO)

Sadik.Autor

E BUJSHME/ David Vija shënon supergol në Amerikë. Ja momenti i… (VIDEO)

Isa.Autor

DINAMO-LAÇI/ Pas një aksioni perfekt, Roganovic ndëshkon “blutë” me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment