Futboll Premier League Sport

PAS HUMBJES SË ARSENALIT/ Tifozët “sulmojnë” mbrojtësin Sokratis: Nuk ka tru…

Arsenal është mundur 1-0 në shtëpinë e Everton-it. Një humbje e rëndë për londinezët në garën për të siguruar një vend në Champions League.

Gjatë ndeshjes tifozët kanë sulmuar ashpër në rrjetet sociale mbrojtësin grek Sokratis Papastathopoulos. Marrja e kartonit të verdhë për një ndërhyrje të panevojshme në minutën e 25-të, do t’i kushtojë atij dy ndeshje skualifikim, por mund t’i kushtojë akoma më shumë Arsenal-it.

Skuadra e Emery, në fakt, ka shumë probleme në mbrojtje dhe mungesa e grekut do të ndihet. Tifozët nuk e kanë falur në Twitter: “Sokratis nuk ka tru” dhe “Ky veprim do të na kushtojë vendin në Champions”, kanë qenë disa nga mesazhet kundër mbrojtësit.

Sokratis do të mungojë në ndeshjet e kampionatit kundër Watford-it dhe Crystal Palace, që mund të jenë thelbësore në garën për zonën Champions.

Related posts

Egjipt – Uruguai, kompanitë e basteve ‘zgjedhin’ fituesin

Sadik.Autor

Kapiten ndaj Chelseas, Mustafi ndihet mjaft krenar tek Arsenali

Q.Autor

KONKURRENCA DHE ANTIPATIA/ Neymar “tallet” me Mbappe, ky i fundit e…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment