Futboll Sport

“TË Q*FSHA ROPT”/ Sadiku shpërthen pas golit “magjik” (VIDEO)

Armando Sadiku u kthye protagonist këtë fundjavë duke shënuar një gol të mrekullueshëm nga një distancë e konsiderueshme në barazimin 1-1 të Luganos në fushën  e Baselit.

Sulmuesi elbasanas e nisi ndeshjen nga stoli, duke qenë se nuk preferohet si titullar nga trajneri Fabio Celestini. Gjithsesi fati ishte me të këtë herë sepse u dëmtua sulmuesi Bottani dhe vendi i takoi Sadikut të zbresë në fushë, në fillim të pjesës së dytë.

Në minutën e 67’-të sulmuesi 27 vjeçar shënoi golin e avantazhit për skuadrën e tij. Gjithsesi Sadiku nuk e ka festuar, por ka reaguar ashpër edhe ndaj përqafimit të shokut të skuadrës, duke e shtyrë fort tej tutje.

Sadiku është kthyer nga stoli i skuadrës së tij duke sharë fort në shqip, nuk dihet se ndaj kujt e ka pasur, por mund të jetë edhe një inat ndaj trajnerit zviceran që nuk e ka hedhur në fushë.

Related posts

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Çmendet REALI, ofron 50 milionë euro dhe BALE për yllin 27-vjeçar

Isa.Autor

Në finale 314 ditë pas lindjes dhe 4 operacionesh, Serena Williams: Një mrekulli

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Nuk mjafton karantina, Juventusi kalon në “sitë” të gjithë lojtarët

Delo.autor

Leave a Comment