Gossip Sport

PERISIC SHËNOI GOLIN E DYTË ME PENALLTI/ Wanda Nara “shpërthen”: Icardit nuk do ia heqin kurrë…

Interi fitoi të dielën në Frosinone dhe në kampin zikaltër humori është përmirësuar ndjeshëm, por ndërkohë ra në sy faktin që 11-metërshin e golit të dytë e gjuajti Ivan Perisic, edhe pse në fushë ishte Mauro Icardi.

Pas ndeshjes trajneri Luciano Spalletti largoi dyshimet dhe polemikat: “Ranë dakord vetë kush do gjuante. Kjo është shenjë profesionalizmi, ashtu si përqafimi mes tyre, që duhet evidentuar, sepse tregon që ka miqësi dhe bashkëpunim mes tyre”.

Megjithatë, në emisionin “Tiki Taka” në Canale 5, në mbrëmje, bashkëshortja-agjente e Icardit, Wanda Nara, lëshoi deklarata të forta, duke dhënë një sinjal të qartë se nuk është gjithçka ashtu si e përshkruan Spalletti.

“Mauros i hoqën fashën e kapitenit, i hoqën penalltinë, por nuk do ia heqin kurrë lumturinë e të luajturit tek Interi. Me sa duket, Perisic ia ka kërkuar penalltinë dhe Icardi tha po, ky gjest vlen më shumë se çdo gol i shënuar. Megjithatë, nuk do të thotë që Icardi e Perisic janë miq”.

Më pas, Wanda ka provokuar, duke pyetur ish-sulmuesin e famshëm Luca Toni: “Ti, që ke qenë kryegolashënues si Mauro, a do ia lije penalltinë dikujt tjetër?”.

Related posts

TEK KLUBI I SERIE A DËGJOJNË MUZIKË SHQIPTARE/ Shikoni si kërcen mbrojtësi turk në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

TALENTI BRAZILIAN/ Vinicius si RONALDO: Debuton në shtëpi, por dyshimet shtohen

Isa.Autor

Ramos: Real Madrid do të mbetet “mbreti i Europës”

Sadik.Autor

Leave a Comment