Futboll Premier League Sport

“HISTORI DASHURIE” MES POGBA-REAL MADRID/ Ja shifra “FARAONIKE” që vendos klubi i “Djajve të Kuq”

Manchester United nuk do t’ia lehtësojë punën, përkundrazi. Kjo i është komunikuar Mino Raiola, agjentit të Paul Pogba, kur menaxheri i njohur është takuar kohët e fundit me drejtuesit e klubit anglez për të biseduar zgjatjen e kontratës së yllit francez, që përfundon më 30 qershor 2021, dhe mundësinë e largimit. Kështu bën me dije sot “Marca”.

Në skenë ka dalë një “histori dashurie” mes Pogba dhe Real Madridit. Të dyja palët shpresojnë të gjejnë një fund të lumtur, si lojtari, edhe klubi i bardhë (sidomos Zinedine Zidane). Gjithsesi, në “Old Trafford” nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga mesfushori kampion bote, të cilin e konsiderojnë “gur themeli” të projektit të trajneri Solskjaer. Ky i fundit synon t’i mbajë yjet e vet, edhe pse disa emra nga grupi aktual duken në ikje, sepse nuk kanë rinovuar (Herrera, Mata, De Gea).

Drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë qenë të qartë dhe të dëgjueshëm me lojtarin francez. Atij i është thënë se problemi që e pengonte të vazhdonte në Manchester nuk ekziston më. Me Jose Mourinhon jashtë klubit, Pogba nuk ka asnjë arsye për të menduar “ndryshim të ajrit”. Të paktën, kjo është ajo që thonë drejtuesit e “Old Trafford”.

Francezi nuk ka qenë në gjendje të tregojë ndonjë shkak për ndryshim ambienti, por ka pranuar se Real Madridi i pëlqen, sidomos nën komandën e trajnerit Zidane. Me ekipin ende në garë, klubi dhe lojtari kanë vendosur të flasin brenda një muaji, për t’i hedhur në tryezë të gjitha alternativat. Ama, një gjë është bërë e ditur për Raiola dhe Pogba: një operacion i mundshëm, që e sheh mesfushorin duke u larguar nga Manchester United, në çdo rast do të kushtonte jo më pak se 150 milionë euro.

Pogba e ka të qartë. Ai dëshiron të luajë te Real Madridi, por në të njëjtën kohë nuk mund t’ua kthejë shpinën drejtuesve të “Djajve të Kuq”, pa parë ekipin dhe grupin e lojtarëve që ata kanë në plan të kenë për sezonin e ri. Francezi e di tashmë se nuk mund të largohen nga “Old Trafford” pa paguar një shumë të majme. Klubi anglez vuri një bast shumë të fortë për të në verën e vitit 2016, duke paguar 114 milionë euro te Juventusi.

Real Madridi mbetet në vëzhgim për momentin. Zinedine Zidane e dëshiron francezin e tij, por duhen trajtuar disa pista se si mund të mbërrihet tek Pogba. Pa 150 milionë euro në “pjatë”, as bisedimet nuk mund të nisin, jo më të ketë një marrëveshje.

Related posts

“MASAKRON” SULMUESIN CAVANI/ Rui Costa: S’i mund të kërkosh 10 milionë euro, kur je 34 vjeç?!

Delo.autor

PRITET TË FIRMOSË ME PSG-NË/ Bashkëshortja e Messit poston pamjet në avion: Drejt një aventure të re (FOTO)

Delo.autor

EGJIPTJANI SHMANGU NJË MASAKËR ME 51 STUDENTË/ Dybala i shkruan 13-vjeçarit: Je një hero, të ftoj në stadium që të…

Delo.autor

Leave a Comment