Champions League Futboll Sport

PHOTO OF THE DAY/ Ja tabela në Angli që po çmend rrjetin…

Ndërkohë që në Premier League po lufton për një vend në katërshen e parë të klasifikimit, në Champions League, skuadra e Manchester United përgatitet për eventin më të rëndësishëm, përballjen me Barcelonën në “Old Trafford” për takimin e parë çerekfinal.

Një event i shumëpritur me “Djajt e Kuq” që shpresojnë te hakmarrja ndaj Barças, pas disfatave të pësuara përballë katalanasve në 2009 dhe 2011. Pikërisht në të njëjtën atmosferë e pret i gjithë qyteti këtë përballje të rëndësishme.

Sikurse ndodh gjithmonë, në rastet e eventeve në gjëndje që të trondisin organizimin dhe administrimin e trafikut dhe të transportit, mbërrijnë njoftimet për drejtuesit e mjeteve përmes tabelave elektronike rrugore.

Por çfarë thonë tabelat e pozicionuara në qendër të Manchester? Në teori peak time will be messy. Ose ora e pikut do të jetë e rrëmujshme, meqenëse sikurse citojnë rrjeshtat e mësipërm, do të luhet Manchester United-Barcelona. Konsideroni të udhëtoni me tram ose autobus”, vijon njoftimi.

Por, falë disa ngjashmërive të tepruara leksikore, nga “peak” e “messy” në “Pique” e “Messi” ndryshon shumë pak. Një lojë por njëherësh edhe një paralajmërim i dyfishtë, sa për tifozët, po aq edhe për futbollistët e “Djajve të Kuq” që do të përballen me ekipin favorit për fitimin e trofeut të Champions League.

Është pikërisht kjo një lojë fjalësh që njësia e administrimit të trafikut rrugor në Manchester, i ka lejuar vetes, në kuadër të përgatitjes së atmosferës për supersfidën mes Man.United dhe Barcelonës.

Një iniciativë aq domethënëse sa që edhe legjanda angleze Gary Lineker nuk ka lejuar t’i shpëtojë pa e ndarë me ndjekësit e tij në Twitter.

Related posts

CHAMPIONS/ Manchester United e mbyll me barazim fazën e grupeve, Young Boys skualifikohet

Delo.autor

SUPERSFIDA/ Publikohen çmimet e biletave për derbin, Tirana – Partizani (FOTO)

F.autor

TITULLI I LIVERPOOL/ Kryeministri i Kosovës feston me foton e Xherdan Shaqirit: U kry! Ka qenë e ditur që nga fillimi. Shihemi sezonin tjetër

Delo.autor

Leave a Comment