Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Kavajasi shënon në Kupë dhe çon ekipin drejt finales (VIDEO)

Sokol Cikalleshi rikthehet i rëndësishëm për ekipin e tij. Akhisarspori po luan gjysmëfinalen e dytë ndaj Umraniyesporit në shtëpi dhe kryeson 1-0 falë golit të sulmuesit shqiptar.

Futbollisti i kombëtares tonë kaloi skuadrën e tij në avantazh në minutën e 36′. Gjuajtje nga jashtë zonte, topi kalon mbrojtjen dhe përfundon në këmbët e kavajasit. Shtatlarti tregohet i qetë para portierit dhe e dërgon në rrjetë për 1-0.

Ndeshja e parë e luajtur në transfertë ka përfunduar 0-1 për ekipin e shqiptarit, ndërsa me këtë gol thuajse e ka të sigurt finalen. Ekipi mik duhet të shënojë 3 gola për t’u kualifikuar në pjesën e dytë. Mision thuajse i pamundur!

Situata e Akhisarsporit është e çuditshme, pasi ekipi turk mban vendin e fundit në Superligën e Turqisë dhe është thuajse e rënë nga elita e futbollit turk, ndërsa nga krahu tjetër synon fitimin e Kupës. Një situatë të ngjashme ka përjetuar ekipi i Tiranës kur ra nga Kategoria, por fitoi Kupën e Shqipërisë.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Juventus kishte në dorë Haaland, “mëkati” i drejtuesve bardhezi në 2017

Delo.autor

SPEKTAKËL NË BUNDESLIGA/ Talenti Haaland përmbys Hertha Berlin në dy minuta (VIDEO)

Delo.autor

Katër vite më parë i bashkoi një fotografi, tani Ronaldo dhe Bernardeschi “flasin një gjuhë”

Isa.Autor

Leave a Comment