Futboll Seria A Sport

Pogba drejt largimit nga Manchester United, ja arsyeja

Paul Pogba po shpreh pakënaqësi hapur kundër ekipit, dhe kjo ka bërë që të rriten zërat se ai do largohet nga Manchester United.

Mesfushori francez duket se po e përçan skuadrën në dhomën e zhveshjes, gjë që duket se do ta largojë atë nga skuadra në fund të sezonit.

Yjet e Man United raportohet se kanë frikë se trajneri norvegjez nuk mund ta kontrollojë egon e madhe të fituesit të Kupës së Botës, shkruan ‘The Sun’.

Pogba mësohet t’iu ketë thënë shokëve të skuadrës se nuk sheh progres tek United që nga koha kur ai u largua nga skuadra për herën e parë.

Francezit thuhet se nuk i kanë pëlqyer taktikat e trajnerit Solskjaer me topat e gjatë, në ndeshjen ndaj City.

Gjithashtu, ‘Sunsport’ mëson se Pogba ka ngritur zërin drejt shokëve të skuadrës në ‘Goodsion Park’, pas turpërimit të ‘djajve të kuq’ ndaj Everton.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet e Paul Pogba në fundin e këtij sezoni, por bazuar në këto raportime, lojtari me gjasë do të largohet nga ‘Old Trafford’.

Related posts

Al Khelaifi: Mbappe nuk shitet as për 1 miliard euro

Sadik.Autor

SHPREHU PAKËNAQËSI TEK EKIPI/ Shikoni gjestin epik të Ronaldos pas eliminimit (VIDEO)

Delo.autor

Robert Lewandowski: Polonia është një komb që gjithmonë pret shumë nga përfaqësuesja e saj!

Sadik.Autor

Leave a Comment