Futboll Sport

E thonë statistikat, Mbappe më i mirë se Messi

Statistikat tregojnë që Kylian Mbappe mund të bëhet më i mirë se Leonel Messi.

Shifrat mbresëlënëse dëshmojnë se francezi ka thërmuar e shkrumbuar çdo arritje të argjentinasit, kur ky i fundit ishte në moshën 20-vjeçare.

Sulmuesi i PSG ka regjistruar 96 gola të realizuar si profesionist, shënuar me fanellat e Monaco, PSG dhe përfaqësueses së Francës, ndërkohë që Messi kishte realizuar asaj kohe 30 gola me Barcelonën dhe 4 me përfaqësuesen e Argjentinës.Në Champions League Mbappe numëron 14 gola të shënuar, përballë 11 golave të realizuar nga “Pleshti”.

Ndërsa statistika më e rëndësishme është padyshim arritja e jashtëzakonshme e Mbappe që fitoi Kupën e Botës në Botërorin e parë të zhvilluar si protagonist, ndërkohë që për Messin ky trofe mbetet ëndrra e përjetshme.

Related posts

NUK DI TË NDALET/ Pas një asist fantastik ndaj Kane, Gareth Bale zhbllokon sfidën ndaj Crystal Palace (VIDEO)

Delo.autor

FRIKË PËR LAUTARON DHE MESSIN/ Avioni argjentinas pezull në qiell

Delo.autor

FITORJA ME GOLEADË NDAJ TORINOS/ Trajneri Pioli: Na quajtën të “vdekur”, jemi 3 kilometra larg majës

Delo.autor

Leave a Comment