Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PAS HUMBJES ME ISLANDËN NË KUALIFIKUESE/ Sulmuesi Bekim Balaj: Duhet të bëjmë maksimumin me…

Sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj, foli pas humbjes me Islandën, dhe deklaroi:

Humbja me Islandën…

Duhej të çonim topin në rrjetë, por nuk e bëmë. Më vjen keq për këtë humbje. Do na bënin shumë punë pikët në këtë moment.

Në vend që sulmuesit të maten me golat dhe rendimentin përpara, ju mateni me rastet që markoni kundërshtarët dhe kur sakrifikoni mbrapa…

Analiza juaj është e drejtë, mund të them se nuk është lojë individuale e sulmuesit. Nëse unë duhet të godas  me kokë, duhet të shohim edhe ku ishte krosimi, që unë të godas me kokë. Duhet të bëjmë maksimumin me atë që jep Shqipëria. Ne nuk dominojmë, që sulmuesi të godasë 5 herë në portë, e dimë këtë gjë. Edhe me Islandën, duke parë fuqinë e tyre fizike, e përgatitëm mirë. I bëmë presing lart. Ata nuk e qarkulluan topin, dhe na rrezikuan vetëm me topa të gjatë. Humbëm, dhe në fund kjo vlen, por nëse bëjmë një analizë, ne nuk shënuam. Për këtë duhej të bënim më shumë. Pësuam një gol që na hoqi një pikë, vetëm me një rast që kundërshtarët bënë. Nëse krahasojmë nivelin e Islandës me tonin, shënuan, por ne e patëm lojën në kontroll dhe patëm më shumë raste. Gjë për t’u vlerësuar është dhe kjo.

Si ndihesh me Cikalleshin? A jeni të orientuar, sepse dukeni një stil lojtari?

Unë me Sokolin njihem prej shumë kohësh, kemi luajtur te moshat, edhe te Tirana. Është ndeshja e parë në fakt në Kombëtare. Të dy duhet të bëjmë akoma më mirë. Të shënojmë, jo vetëm të ndijhmojmë ekipin në mbrojtje. Shpresoj të dalim te golat edhe në ndeshjet e tjera.

Related posts

E PABESUESHME/ Beckham nuk preferon më futbollin, shpenzon 34 mijë dollarë për…

Isa.Autor

Shokët e skuadrës e quajnë mesfushorin “Beckham” i Gjermanisë

Sadik.Autor

E ARDHMJA E YLLIT NË DILEMË/ Nga Gjermania deri në Spanjë, ja ankandi gjigant për Dybalan

Delo.autor

Leave a Comment