Futboll Seria A Sport

PREZANTON SFIDËN E KTHIMIT “KUPA E ITALISË”/ Gatusso e thotë qartë: Dua që lojtarët të ushtrojnë presion…

Gennaro Gattuso e thotë qartë: “Duhet që lojtarët të kenë jargë në gojë dhe të vrapojnë, ushtrojnë presion, sidomos sepse jemi përpara publikut tonë dhe është një spot i bukur për sportin në “San Siro”. E shkuara është e shkuara, tani mendojmë për të tashmen”.

Trajneri i Milanit e prezanton kështu gjysmëfinalen e kthimit ndaj Lazios. Në konferencë ai foli për faktin se “në këto 90 minuta ose më shumë, luhet sezoni. Në ndeshjen e vajtjes hasëm vështirësi, duhet të bëjmë paraqitje të madhe dhe lodhemi shumë. Luajnë edhe kundërshtarët, të mos harrojmë”.

Sekreti është që “të mos pësojmë gol, pasi do të ishte tepër e vështirë”. Gattuso më pas dha lajmin se “Paqueta mund ta nisë titullar, por do të pres deri në fund”.

Sa i përket takimit të fshetë me Jorge Mendes, agjentin e Ronaldos, por edhe interesimin e Neëcastlle, sqaroi: “Darkoj shpesh me Mendes, e kam shumë mik. Flasim për futboll! Por, asnjë interesim apo bisedë për Neëcastlle”.

Related posts

Askush nuk e di se çfarë është brenda, Xhaka mbron Arsenalin

Q.Autor

SHËNOI GOL/ SOKOL Cikalleshi drejt Rizesporit, e pret Samir Ujkani

Isa.Autor

LIVE/ Teuta-Kukësi: Ndizet sfida në Durrës. Kamara rrëzohet në zonë, asgjë për arbitrin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment