Futboll Sport

SHKËLQEJNË SHQIPTARËT NË KROACI/ Mbrojtësi i Kombëtares më i miri i javës, Uzuni vlerësohet për…

Lojtarët shqiptarë vazhdojnë të shkëlqejnë në Kroaci, dhe diçka të tillë e kanë bërë edhe në javën e fundit. Në formacionin e përzgjedhur në Kroaci, në një analizë bashkë me “InStat”, pjesë e tij është edhe mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli.

Ismajli

Jo vetëm kaq, por Ismajli është zgjedhur edhe si lojtari më i mirë i javës që lamë pas në ligën kroate. “Hera e pestë në 11-shen ideale, tani edhe hera e parë që zgjidhet më i miri i javës. 13 duele të fituara nga 14, i saktë në të gjitha driblimet që mori përsipër. 8 krosime të pastruara në zonë” – shkruhet në komentin për Ismajlin.

Gjithashtu, pjesë e këtij formacioni të javës është edhe shqiptari Lirim Kastrati i Lokomotivës, i cili luan në ekip bashkë me Myrto Uzunin. Beratasi, edhe pse nuk përfshihet në 11-she, ka një statistikë të veçantë gjatë kësaj jave.

Uzuni krijoi më shumë mundësi të pastra shënimi, se lojtarët e tjerë, plot katër.

Related posts

NJË HAP LARG HISTORISË/ CR7 në kërkim të rekordit, që do ta bënte më të madhin e të mëdhenjve

Delo.autor

“SKUADRA QË MË KA IMPRESIONUAR ËSHTË…”/ Alex Ferguson tregon ekipin e tij të ëndrrave, nuk është Manchester Unted

Delo.autor

FORMULA 1/ Flet shefi i Mercedes, Toto Wolff: Ferrari gabon që fshin nga lista Sebastian Vettel…

Delo.autor

Leave a Comment