Futboll La Liga Sport

PRITEN NDRYSHIME TEK REAL MADRIDI/ Ja lojtarët që Zidane do për Championsin në sezonin e ardhshëm

“The Sun” ka publikuar formacionin e Real Madrid për sezonin e ardhshëm, sezon ku priten shumë ndryshime në ekipin madrilen.

Tabloidi britanik thekson se do të largohen lojtarë si Bale, Asensio apo Kroos, për t’u zëvendësuar nga futbollistë të përzgjedhur nga Zinedine Zidane, trajneri i cili u kthye te Reali për të fituar sërish trofe pas dështimit të Lopetegui dhe Solari në këtë sezon.

Me këtë formacion, sipas “The Sun”, Zidane do të tentojë të fitojë Champion-in e katërt me madrilenët

Keilor Navas; Karvajal, Militao(Porto), Serxhio Ramos, Grimaldo(Benfika), Rajs(Uest Hem), Isko, Pogba(Mançester Junajtid), Mbape(PSG), Vinicius, Hazard.

Related posts

SULM “FARAONIK”/ Me dy qindarka, Verona ka shënuar 27 gola me tredhëmbëshin e saj

Delo.autor

LIVE/ Skënderbeu-Flamurtari, Krasniqi kalon në avantazh “Ujqërit e Dëborës”

Delo.autor

“NUK JANË TË SHUMTË PERSONAT QË REALIZOJNË NJË TRIPLETË”/ Trajneri Kovac: Xheloz për Flick? Atë e mora unë…

Delo.autor

Leave a Comment