Futboll Seria A Sport

PRITET TË RIKTHEHET NË STOL/ Ja skuadra që Antonio Conte merr drejtimin në verë

Emri i trajnerit Antonio Conte vazhdon të jetë pjesë e shumë spekulimeve në mediet sportive.

Trajneri italian është pa skuadër që nga koha e largimit nga Chelsea, dhe gjatë kësaj vere pritet të rikthehet në bankinë, në Serinë A, opsionin e parë.

‘Do të kthehem këtë verë, do kërkojë një skuadër projekti i të cilës më përshtatet mua’, ka deklaruar trajneri ditë më parë.

Juventus, Inter dhe Roma, janë konsideruar si opsionet më të mundshme për Conten.

Por, ‘Sky’ raporton se për Conten po interesohet edhe Milan.

‘Kuqezinjtë’ duan të angazhojnë Conten, nëse me Gennaro Gattuson dështojnë të arrijnë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Related posts

FAZA PËRGATITORE NË TURQI/ Ja 3 sfidat miqësore që do të zhvillojë Kukësi në Antalia

Delo.autor

KA KLAS DHE FINESË/ VINICIUS debuton, simulimin e paska si NEYMAR (VIDEO)

Isa.Autor

FINALJA E KUPËS E AFRIKËS/ Përballja mes Senegal dhe Algjerisë, dy ekipet në “luftë” për trofeun

Delo.autor

Leave a Comment