Futboll Premier League Sport

GUARDIOLA HUMB BESIMIN ME YLLI E EKIPIT/Gjiganti gjerman gati të marrë Leroy Sane për….

Leroi Sane po kalon një moment të vështirë në Angli. Sulmuesi i krahut të majtë nuk luajti sërish nga minuta e parë në çerekfinalen e Champions-it ndaj Totenhemit. Ai u aktivizua vetëm në minutën e 84-t. Trajneri Pep Guardiola ka humbur besimin te talenti gjerman, e ardhmja e të cilit tani është në pikëpyetje. Ky nuk është zhgënjimi i parë në karrierën e Sanesë. Kujtojmë që para se të startonte Botërori në Rusi, trajneri i kombëtares gjermane, Joakim Lëv, vendosi të mos e përfshijë në listën e lojtarëve të grumbulluar. Pyetja atëherë ishte njësoj si tani: Pse?

VETËM 5 NDESHJE SI TITULLAR Tani Leroi ka humbur vendin e titullarit edhe te “qytetarët”. Që nga koha e Krishtlindjeve, ai ka bërë shumë pak ndeshje si titullar, vetëm 5 të tilla për të qenë sa më të saktë. Ndaj Kardif, Suonse, Shalke, Uest Hem dhe Njuport Kauntri. Shumë pak për një lojtar kalsi si ai. Me pak fjalë, vetëm me skuadra në nivelit mesatar në Premier Ligë. Aktivizimi ndaj një skuadër të madhe ka qenë ajo ndaj ish-ekipit të tij, Shalke 04, për Champions në fazën me eliminim. Momentalisht, ai është degraduar dhe luan vetëm si xhol.

GUARDIOLA, I PAKËNAQUR ME GABIMET Ndeshjet e fundit që Pep e ka aktivizuar lojtarin gjerman kanë qenë pas minutës së 80- të. Trajneri ka kërkuar të përfitojë nga lodhja e kundërshtarëve dhe ka kërkuar nga Sane t’i japë freski lojës së bluve. Ndonëse, trajneri spanjoll vazhdon të këmbëngulë për faktin se beson ende të lojtari. “E kam thënë shumë herë se Sane është shumë i rëndësishëm për ne”. Por me sa duket, janë gabimet e lojtarit ato që e kanë shqetësuar trajnerin. “Gabimet janë pjesë e lojës. Ai është një lojtar i shpejtë, agresiv dhe i mirë në duelet një kundër një. Por në momentet më të thjeshta humbet topin duke ia dhuruar kundërshtarit”.

BAJERNI ËSHTË GATI Skuadra kampione e Gjermanisë do të ishte gati të merrte shërbimet e lojtarit, edhe pse një operacion i tillë do të kushtonte shumë. Por është një investim që do t’i shërbente shumë skuadrës bavareze. Me largimin e Arjen Roben dhe Frank Riberi, Sane shihet si zëvendësuesi ideal i tyre. Gnabri dhe Koman nuk japin garanci, teksa francezi dëmtohet shpesh, kurse gjermani nuk është për ndeshjet e mëdha. Sane do të mirëpriste një kalim në Gjermani, aty ku ka nisur edhe karrierën si lojtar profesionist.

Related posts

Kjo është strategjia e transferimeve te Milan gjatë kësaj vere!

Sadik.Autor

“KUQEZI”/ Shakohoxha: Ky futbollist nga Kosova ka luajtur me pasaportë false për Shqipërinë

Delo.autor

FESTOI GOLIN E RIVALËVE HISTORIK/ Trajneri i Portos konfliktohet me tifozët e tij

Delo.autor

Leave a Comment