Futboll Kategoria Superiore Politikë Sport

PUBKLIKOHEN SHIFRAT/ Bashkia gati të shesë 34% të aksioneve klubit të Tiranës, ja sa kushtojnë

Klubi i Tiranës tashmë e ka një vlerësim financiar zyrtar, dhe aksionet e bardhebluve shkojnë nga 246 deri në 300 milionë lekë të reja, apo e thënë ndryshe rreth 3 milionë dollarë.

Veliaj dhe Halili

Në muajin shkurt, kompania vlerësuese Deloite Albania shpk. ka bërë një raport vlerësues me qëllim vlerësimin e drejtë për vlerën e kapitalit aksionar të Klubit të Futbollit Tirana në masën 100% të aksioneve dhe në bazë të këtij raporti, skuadra e Tiranës ka një vlerë që shkon në diapazonin nga 246 në 300 milionë lekë. Nga 100% i kapitalit të klubit të futbollit Tirana, 66% të aksioneve janë të shoqërisë Halili shpk. dhe pjesa e mbetur prej 34% të aksioneve janë edhe për pak kohë në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Kjo e fundit, nëpërmjet kryetarit Erjon Veliaj, ka dhënë pëlqimin dhe miratimin e projektvendimit në lidhje me shitjen e këtyre akioneve.

Sipas raporteve financiare dhe analizave të kryera, një aksion i skuadrës së Tiranës ka vlerën e 1000 lekëve. Shoqëria Halili shpk. është pronare e 66% të aksioneve, e konvertuar kjo në rreth 202 mijë njësi me këtë vlerë, ndërkohë që Bashkia e Tiranës me 34% aksionet e saj do të nxjerrë në shitje 104 mijë aksione, apo rreth 1 milionë dollarë. Të vendosura këto nga Këshilli Bashkiak në vitin 2014.

Por, i gjithë ky vlerësim lidhet me emrin dhe trofetë e skuadrës bardheblu, ndryshe mund të konsiderohet si një vlerësim i stemës së këtij klubi, duke qenë se të gjitha asetet, nga stadiumi “Selman Stërmasi” dhe deri tek kompleksi stërvitor “Skënder Halili” apo fushat e Kombinatit, janë dhënë pëdorim nga Bashkia e Tiranës për një kontratë 18-vjeçare dhe nuk janë të përfshira në vlerësimin financiar.

PANORAMASPORT.AL

Related posts

NUK BËN PJESË NË PLANET E TEKNIKUT/ Problem për merkaton e Lazios, Sarri kërkon largimin e Muriqit

Delo.autor

CHAMPIONS/ Higuain-CR7 “shkatërron” Leverkusen (VIDEO)

Delo.autor

Punimet e Asamblesë së Përgjithshme/ Miratohet Komisioni i Mandateve, ja emrat

Q.Autor

Leave a Comment