Futboll Seria A Sport

Juventusi mendon për të ardhmen “piketon” talentin e Atalantës

Juventus ka rikthyer sërish vëmendjen nga Bergamo. Skuadra e Allegrit ndjek me vëmendje lojtarët e skuadrës së Atalantës dhe pas Caladaras dhe Spinazzolës, kërkon të marrë prej andej një tjetër futbollist. I fundit që ka tërhequr vëmendjen e bardhezinjve është sulmuesi i ri, Musa Barrow, i cili kohët e fundit ka shpërthyer me fanelën zikaltër.

Gjithsesi për të arritur te sulmuesi 19-vjeçar, Juventus duhet të mposhtë konkurrencën e disa ekipeve të tjera, si në Itali ashtu edhe jashtë saj, ndërsa edhe më e vështirë do të jetë arritja e një marrëveshje me Atalantën, e cila kërkon që ta mbajë futbollistin edhe për një tjetër vit, në mënyrë që vlera e tij në merkato të rritet.

Related posts

“DUHET TË MARRË VENDIME”/ Solskjaer: Nëse do të kthehesha mbrapa, do të

Delo.autor

ZYRTARE/ Mesfushori i Kosovës ndryshon ekip, prezantohet tek skuadra e re…

Delo.autor

HUMBJE E MADHE PËR KOSOVËN/ Nuk do të luajë për sfidat me Çekinë dhe Anglinë ylli i “Dardanëve”…

Delo.autor

Leave a Comment