Futboll Sport

Real Madrid vuan me vendin e fundit, e shpëton Benzema

Real Madrid ka fituar 3-2 në “Santiago Bernabeu” kundër Huesca-s së vendit të fundit në javën e 29-të të La Liga-s.

Takimi ka filluar me dy Zidane në radhët e madrilenëve, duke parë se “Zizou” ka vendosur t’ia besojë portën djalit të tij, Luca, i cili ka qenë me të vërtetë i pafat në të dy golat e pësuar.

Tri minuta i janë dashur miqve për të kaluar në avantazh, por Isco ka kthyer ekuilibrin në të 25-ën, duke shënuar dy gola në dy ndeshjet e luajtura pas rikthimit të Zidane në stol, një më shumë se në 16 takimet e mëparshme.

Madrilenët kanë arritur të përmbysin rezultatin në të 62-ën me Ceballos, por Etxeita ka barazuar 2-2 me një goditje me kokë brenda zonës së rreptësisë. Kur mendohej se sfida do të mbyllej në barazim, Karim Benzema ka realizuar golin e fitores në minutën e 89-të me një të djathtë perfekte.

Sulmuesi francez ka shënuar kundër çdo ekipi me të cilin është përballur në La Liga: 141 gola kundër 34 ekipeve të ndryshme.

Real mbetet në vendin e tretë me 57 pikë, dy larg Atletico Madrid-it të vendit të dytë dhe 12 larg Barcelona-s kryesuese.

 

Related posts

KORONAVIRUSI/ Covid-19 vazhdon të jetë prezent në futboll, klubi italian konfirmon tre raste pozitive

Delo.autor

E BUJSHME/ Pasuesi i Shevchenko, Ukraina tenton trajnerin me nënshtetësi shqiptare

Delo.autor

“VËRTET MË NDERON FAKTI QË…”/ Fury: Të shpëtosh jetë është shumë më mirë sesa të fitosh në boks

F.autor

Leave a Comment