Futboll Seria A Sport

REKORDI MË I ZI NË LA LIGA/ Ja si u “SHKRETUA” Real Madridi nga Ronaldo

Real Madridi e mbylli javën e 32-të të La Liga-s me 56 gola të shënuar në total. Kjo është figura më e keqe, rekordi më i zi që prej sezonit 2006-2007 për “Los Blancos” në këtë drejtim. Po ashtu, golaverazhi prej +18 golash është më pak pozitivi për galaktikët, që nga sezoni 1999-2000.

Skuadra e Zinedine Zidane barazoi mbrëmë 1-1 ndaj Leganés, me gol të shënuar nga Benzema. Ky ishte goli i 56-të në këtë kampionat për të bardhët, çka përbën shifrën më të ulët që nga sezoni 2006-2007.

Atë vit, në fund të javës së 32-të, ekipi i drejtuar nga Fabio Capello kishte realizuar 48 gola në total. Sa për golat kundër, figura nuk është shumë më pozitive se atëherë. Në këtë moment të La Liga-s, Real Madridi ka pësuar 38 gola, një shifër e paparë që nga sezoni 2003-2004 me Carlos Queiroz në stol. Në fund të javës së 32-të të La Liga-s në atë kampionat, të bardhët kishin pësuar 40 gola.

Duke “kryqëzuar” të dyja shifrat, 56 gola të shënuar dhe 38 gola të pësuar, rezulton golaverazhi +18. Një kuotë shumë e ulët, gjithashtu, në krahasim me sezonet e mëparshme. Në fakt, duhet të kthehemi shumë pas në vite, për të gjetur një golaverazh më të ulët të “merengues”, mbas javës së 32-të të kampionatit.

Përkatësisht duhet të shkojmë në sezonin 1999-2000, kur Real Madridi fitoi Kupën Europiane (sot, Champions) të tetë me trajner Vicente del Bosque. Ky golaverazh ishte +6 në atë kohë, në të njëjtin “stacion” të garës. Gjatë nëntë sezoneve me portugezin Cristiano Ronaldo në përbërje, numri më i vogël i golave të shënuar nga Real Madridi, deri në javën e 32-të, ishte 79. Kjo shifër korespondon me sezonin e kaluar.

Në të njëjtin sezon, në të cilin Real Madridi fitoi Champions-in e tij të 13-të, golaverazhi ishte +44, kuota më e ulët në periudhën e CR7 në “Santiago Bernabeu”.  Gjatë tetë sezoneve të tjera të Cristiano Ronaldos te “Los Blancos”, këta të fundit nuk kanë pasur golaverazh më të ulët se + 50.

Sezoni më i mirë në aspektin e golave të shënuar dhe të pësuar ishte 2011-2012, një rekord në këtë drejtim, në të cilin Real Madridi me trajner Jose Mourinho kishte shënuar 103 gola në 32 javë kampionat. Në fund të La Liga-s, golat e shënuar ishin 121, ndërsa ata të pësuar 32, duke “vulosur” golaverazhin e jashtëzakonshëm pozitiv, +89. Ky është rekordi më i mirë në historinë e të bardhëve, të cilët e mbyllën si kampionë të Spanjës me 100 pikë, atë sezon.

Related posts

“PIRLO? MË MIRË TË DIGJET ME IDETË E TIJ”/ Ancelotti: Milan ende larg Inter dhe Juventus

Delo.autor

E BUJSHME/ Sulmuesi i Kombëtares drejt La Liga, gati vizitat mjekësore dhe firma me ekipin e njohur

Delo.autor

NË KËRKIM TË NJË DJALLI/ Nga Low te Pochettino, zbulohen kandidatët e Belgjikës

F.autor

Leave a Comment