Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PRITET KONFIRMIMI SI TRAJNERI I RI I KOMBËTARES/ Zbardhet kontrata e italianit Edi Reja me FSHF

Shqipëria do të ketë një tjetër italian në pankinë. Edhe pse në skenë dolën emra si De Kanio, Donadoni apo Zakeroni, trajneri i ri i Shqipërisë do të zyrtarizohet 73-vjeçari Edi Reja. Në fakt, nuk është diçka e papritur, pasi italiani ka qenë në Shkodër në ndeshjen Shqipëri-Turqi më 22 mars dhe pasi bisedoi me Dukën, arriti marrëveshjen në parim.

Në një kohë që presidenti i FSHF-së, Armand Duka, heziton të konfirmojë zyrtarisht Rejën, dje mediat italiane e bënë fakt të kryer zyrtarizimin e ish-trajnerit të Lacios në pankinën kuqezi. Ishte gjiganti mediatik, “Sky Sports”, që shkruante se të martën Reja do të mbërrijë në Tiranë për të firmosur marrëveshjen.

Sot pritet që të ketë një takim të fundit mes palëve për të përcaktuar detajet dhe kohëzgjatjen e marrëveshjes. Federata do të donte një kontratë 2-vjeçare, por pritet që ajo të jetë deri në fund të këtij viti. Mësohet se palët kanë arritur një konsensus që gjithçka të jetë e lidhur për vazhdimësinë në sajë të rezultateve që do të merren deri në muajin nëntor në ndeshjet eliminatore për Europianin.

AS Roma v Atalanta BC - Serie A

Nëse 73-vjeçari merr rezultatet e dëshiruara, atëherë marrëveshja me të do të rinovohet. Ndihmësi i tij te Shqipëria do të jetë Alesandro Kalori, i cili ka një kontratë të lidhur me Ternanën, por pritet që ta prishë. “Panorama Sport” ka mësuar se paketa financiare do të ketë pak ndryshime nga paraardhësit e tij.

Reja55

Reja pritet të marrë një pagë rreth 25 mijë euro në muaj, pa përfshirë këtu trajnerin ndihmës. Ndërsa premio në rast kualifikimi në Europian do të jetë rreth 200 mijë euro.

Related posts

Analizë: Arma më e fortë e Valverdes kundër Zidanes nuk është arma, po karma!

Delo.autor

STERLING LA FUSHËN MES DHIMBJESH/ Guardiola merr lajmin e keq, ja sa rrezikon të mungojë ylli

Delo.autor

(FOTO) Atalanta – Napoli, njihuni me notat për Hysajn dhe Berishën

Q.Autor

Leave a Comment