Futboll Sport

RENDITJA/ “France Football” tregon pagat e 5 lojtarëve më të paguar në planet!

Revista presitigjoze “France Football” ka zbuluar në numrin e saj këtë javë pagat e yjeve të futbollit botëror.

Futbollisiti i skuadrës së Barcelonës, Leo Messi, kryeson tabelën si lojtari më të paguar, me një pagë tronditëse e cila është 130 milionë euro në sezon, që që tejkalon shtatë milionë euro në muaj.

Në vend të dytë vjen ylli i ekipit të Juventusit, Kristiano Ronaldo, me 113 milionë euro. Portugezi ka rritur të ardhurat që pas transferimit të tij në Torino. Ai fiton dhjetë milionë euro më shumë sesa në Madrid.

Kurse në vendin e tretë renditet Neymar. Braziliani që aktivizohet me PAG-në përfiton në sezon 91.5 milion euro, ndërsa në vend të katërt është Antoine Griezmann i Atlético Madrid me 44 milionë.

“Top 5-shja” mbyllet me mesfushorin uellsian të Real Madrdit, Gareth Bale, që merr 40,2 milion euro. Bale është lojtari më i paguar tek “Los Blancos”.

Related posts

KA ZBRITUR NË FUSHË SI TITULLAR/ Paqueta magjeps Titen, Gattuso e quan “të paprekshëm”

Delo.autor

“LUFTA” PËR NJË VEND NË “EURO”/ Shkëmbi apel lojtarëve: Duam apo s’duam ne, vetëm për…

Delo.autor

Pelé shtrohet në spital pas një kolapsi të rëndë në shtëpinë e tij

Q.Autor

Leave a Comment