Futboll Sport

SPEKTAKOLARE NË MIQËSORE/ Maqedonia e Veriut shpërthen me “poker” ndaj Kazakastanit para Europianit

Maqedonia e Veriut ka triumfuar me rezultatin 4-0 në miqësoren e zhvilluar ndaj Kazakistanit, një javë para startit të Europianit, ku skuadra Ballkanase do të marrë pjesë për herë të parë në histori në këtë kompeticion madhështor.

Në përballjen e sotme të zhvilluar në Shkup, përfaqësuesja e Angelovskit, dominoi totalisht, duke shënuar plot 4 herë në portën e kazakëve. Futbollisti me origjinë shqiptare, Ezgjan Alioski hapi serinë e golave në minutën e 35-të, teksa Triçkovski, Ristovski dhe Çurlinov, kompletuan “pokerin”.

Vlen të theksohet fakti se Maqedonia, sfidën e parë në kampionati Europian do e luaj më 13 qershor ndaj Austrisë në Bukuresht.

Related posts

WANDA NARA PËRGJEGJËSE? Icardi flet për marrëdhënien me “Jashtëtokësorin”

Delo.autor

SULMON ASHPËR MANCHESTER CITY-N/ Presidenti i La Ligas: Nuk ndikohen nga pandemia sepse…

Delo.autor

Kërcënime nga ISIS, Ronaldo merr një truproje që lufton… (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment