Futboll Ligue 1 Sport

REVOLUCION NGA “THEMELET” TEK PSG/ Ja 10 lojtarët që do të largohen në fund të sezonit

Fitimi i titullit kampion në Francë është një ngushëllim tepër modest për Paris St-Germain, që ka ambicie shumë më të mëdha, duke pasur parasysh mundësitë financiare dhe shpenzimet e viteve të fundit.

Në prag të këtij sezoni ëndrrat ishin shumë më të mëdha dhe që pas fitores 2-0 në Manchester, ndaj United, shpresat për triumf në Champions League u rritën ndjeshëm. Megjithatë, në kthim ndodhi katastrofa dhe PSG u eliminua, ndaj klubi parisien do të bëjë spastrim në fund të sezonit, duke besuar sërish te trajneri Thomas Tuchel.

Sipas së përditshmes franceze “Le Parisien”, PSG do të tentojë të shesë 10 lojtarë, shumë prej tyre emra të nivelit botëror.

Gianluigi Buffon, legjendë e portës, përfundon kontratën këtë verë dhe pritet largimi i tij, pasi qartësisht firma me të erdhi vetëm për të tentuar triumfin europian dhe tashmë në moshën 41-vjeçare italiani nuk duket se ofron ndonjë kontribut të madh, aq sa edhe në sezonin aktual ka luajtur pak, vetëm 14 ndeshje në kampionat.

Dani Alves, tashmë 35 vjeç, është gjithashtu në fund të kontratës dhe pritet të largohet, sepse ka refuzuar ofertën e klubit parisien për vetëm një vit rinovim.

Edinson Cavani, në Paris prej vitit 2013 (133 gola në 182 ndeshje kampionati), tashmë është 32 vjeç dhe ka munguar shpesh për dëmtime kohët e fundit, ndaj pritet largimi, aq më shumë që me Neymar nuk ka shkuar kurrë.

Gjithashtu, dy lojtarë gjermanë janë në listën e largimeve: Julian Draxler dhe Eric Maxim Choupo-Moting. I pari kushtoi 36 milionë euro kur u ble nga Wolfsburg në dimër 2017, ndërsa sulmuesi u mor falas nga Stoke City verën e shkuar, duke shënuar 3 gola në 19 ndeshje kampionati.

Në listën e largimeve janë edhe Thomas Meunier, Christopher Nkunku, Layvin Kurzawa dhe Stanley Nsoki. Natyrisht, i larguar është tashmë Adrien Rabiot, i cili është i pezulluar prej kohësh dhe në verë del në treg i lirë, pasi i mbaron kontrata.

Related posts

Kishte fëmijëri brutale, ishte refugjat dhe u refuzua nga disa klube kroate, por sot e duan të gjithë

Sadik.Autor

Forma e dobët, tallen me Interin në rrjetet sociale (FOTO)

Q.Autor

SONTE SUPERSFIDA/ Skënderbeu-Partizani ngre siparin e sezonit të ri në SUPERIORE

Sadik.Autor

Leave a Comment