Futboll Seria A Sport

RIKTHEHET TEK SERIE A/ Ja sa kohë bën Ronalando pa shënuar në kampionat

Për të parë Cristiano Ronaldon në fushë në Serie A duhet të kthehemi pas 1 muaj e 17 ditë, pasi ishte 3 marsi kur Juventusi u përball ndaj Napolit në ‘San Paolo’.

Më pas, vetëm pushim dhe ndeshje Champions, mes dëmtimit dy javë.

Por, për të parë golin e tij të fundit bardhezi duhet të kthehemi edhe më mbrapa: më 15 shkurt, portugezi do t’i shënonte Frosinones në suksesin 3-0 në ‘Allianz’.

Pikërisht në ‘Allianz’, Ronaldo do të zbresë në fushë nga minuta e parë, ndaj Fiorentinas, për të festuar titullin kampion, pasi mjafton qoftë edhe 1 pikë ndaj vjollcëve.

Në kampionat, Ronaldo është ndalur në 19 gola dhe, një tjetër motivim për të, do të jetë të ndjekë dhe kalojë Quagliarellan, me 22 gola, por edhe Piatek, me 21 gola.

Related posts

BËN DEKLARATËN E ÇUDITSHME/ Sarri: Të na thonë nëse COVID-19 është i rrezikshëm apo jo

Delo.autor

ALARMI TE BARCELONA/ Deco: Duhet të shesim, na duhen para

F.autor

LIVERPOOL NË NJË TJETËR “GALAKTIKË”/ Ja 10 rekordet e Premier League, që mund t’i thyejë

Delo.autor

Leave a Comment