Futboll Premier League Sport

PA FAT/ Jose Mourinho s’është më “Special”, shkarkohet dhe nga Tottenham

Vjen fundi i “mbretërimit” të José Mourinho në stolin e “Spurs”.

Një vit e gjysmë pas emërimit të tij, ai nuk është më trajner i Tottenham.

“Special One” është shkarkuar nga klubi londinez, i cili së shpejti do të lëshojë një deklaratë për të zyrtarizuar ndarjen me portugezin, i cili ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, në krye të Portos dhe Interit.

Sipas raporteve nga mediat britanike, vendi i portugezit do të mbahet përkohësisht nga Ryan Mason, një ish-futbollist 29-vjeçar i Tottenham, i cili doli në “pension” në shkurt, 2018 pasi pësoi një frakturë të kafkës së kokës.

Related posts

E BUJSHME/ Arthur nuk do t’ia dijë për thirrjen e Barcelonës! Ja arsyeja

Delo.autor

TMERROHET HYSAJ/ NEYMAR bëhet BATMAN dhe SPIDERMAN para ndeshjes me Napolin

Isa.Autor

Ndodh edhe kjo/ Deputeti i PDK-së shikon ndeshjet e Botërorit në Kuvend (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment