Futboll Seria A Sport

RIKTHEN DUELIN JUVENTUS-AJAX NË CHAMPIONS/ Marcello Lippi gjen fajtorin: Allegrit i mungoi ylli…

Marçelo Lipi, trajneri i fundit që ka sjellë Champions-in në Torino për Juventusin, pikërisht në finalen e fituar me penallti përballë Ajaksit, është rikthyer të flasë për duelin mes bardhezinjve dhe holandezëve në çerekfinalet e këtij sezoni europian.

“Suksesi në 1996-ën ndaj Ajaksit do të mbetet një ndër kujtimet më të bukura të jetës sime, sepse teksa një vit më parë fituam kampionatin dhe Kupën e Italisë, në atë që pasoi erdhi edhe pushtimi i Europës, i ndjekur edhe nga Kupa Interkontinentale. E adhuroj skuadrën e atij sezoni, sepse ishte një grup i gatshëm për të dhënë jetën për atë fanellë dhe nuk i trembeshin askujt, përkundrazi, ishin gati të sakrifikoheshin për secilin prej shokëve që kishin përkrah. Çfarë i mungoi Juves sivjet ndaj Ajaksit? Ky turne varet nga detajet. Ndonjëherë duket banale të theksosh këtë, por fati ka një peshë të madhe. Fatkeqësisht, për Alegrin, ai erdhi në ndeshjen më të rëndësishme me fatkeqësinë e të pasurit të dëmtuar disa prej lojtarëve që mund të bënin diferencën në fushë. Më shumë se kushdo tjetër, Xhorxho Kielini, i cili për Juventusin është po aq i rëndësishëm sa Kristiano Ronaldo, duke menduar se është mbrojtësi më i fortë në botë dhe i pazëvendësueshëm në prapavijën bardhezi. Cilën finale të humbur do doja të riluaja? Sigurisht atë të 2003-shit, kundër Milanit, pasi të humbësh një Champions me penallti të lë një shije të hidhur.

Related posts

CR7 ËSHTË LIDERI YNË”/ Flet trajneri i Portugalisë: Ronaldo duhet ende ta shënojë golin më të…

Delo.autor

DOUGLAS COSTA MAHNIT ME TË DASHURËN SUPER SEKSI/ Nathalia Felix, perla jashtë fushe e yllit të Juventus (FOTO)

Delo.autor

PRITET AKORDI/ Martesa me “Zonjën e Vjetër” në horizont, ylli i Juventusit do të marrë 8 milionë euro në sezon

Delo.autor

Leave a Comment