Futboll La Liga Sport

Eto e thotë hapur: Askush nuk e ndryshon faktin që MESSI mbetet më i miri

Samuel Eto, tashmë 37-vjeçar vijon të jetë prezent në futbollin e luajtur. Sulmuesi kamerunas aktivizohet në ligën e Katarit, me ekipin e Katar SC. Ish-goleadori i Barcelonës dhe Inter ishte mbrëmjen e kaluar në ceremoninë e “The Best FIFA 2018”, ku dhe ka folur në lidhje me çmimin e lojtarit më të mirë të vitit.

Eto ka deklaruar se nuk ka asgjë në botë, që mund të ndryshojë mendimin e tij për sa i përket lojtarit më të mirë në planet. Për 37-vjeçarin askush nuk mund ta arrijë ish-shokun e tij tek Barça, Lionel Mesin.

“Leo për ne, do të jetë gjithmonë lojtari më i mirë në botë. Njerëzit duhet të zgjidhnin, dhe ato zgjodhën 3 lojtarë, të cilët bënë mirë këtë sezon. Por për njerëzit si unë apo dhe shumë të tjerë, kjo gjë nuk e ndryshon faktin që Mesi, mbetet më i miri”, përfundoi Samuel Eto.

Related posts

PIKANTE/ Tifozi uellsian harron PORTOFOLIN pas ndeshjes miqësore, SHQIPTARI e “shpëton” (FOTO)

Isa.Autor

Bruno Satin: Chelsea ka shfaqur interes për mbrojtësin e Napolit

Sadik.Autor

SKANDALI/ Miliona euro për të drejtat e Botërorit. Pranohen super rryshfetet ndaj Blatter dhe FIFA

Delo.autor

Leave a Comment