Futboll Premier League Sport

SARRI KONFIRMON YLLIN E EKIPIT/ Do të qëndrojë edhe një sezon me Chelsean sulmuesi…

Trajneri Maurizio Sarri ka konfirmuar sot se sulmuesi francez Olivier Giroud do të qëndrojë edhe një sezon te Chelsea. Kontrata e kampionit të botës me “blues” skadon në fund të këtij sezoni. Shpesh është përfolur se Giroud do të rikthehet në vendlindje, duke qenë se nuk ka shumë hapësira të Chelsea por është vetë trajneri italian ai që sqaron gjithçka.

“Në bazë të marrëveshjes, klubi ka mundësinë që t’ia shtyjë edhe për një sezon kontratën. Ndaj ne do ta ushtrojmë këtë klauzolë dhe do ta kemi këtu Giroud edhe një vit. Unë besoj se edhe ai e dëshiron këtë gjë’, u shpreh Sarri për sulmuesin 32-vjeçar.

Giroud ka mbërritur te Chelsea në janarin e 2018-ës, duke nënshkruar një kontratë 18-mujore, që skadon më 30 qershor të këtij viti. Me “blues” sulmuesi ka luajtur 36 ndeshje dhe realizuar 5 gola, por më së shumti ai ka qenë në stol.”Besoj se Giroud do të ketë më shumë hapësira në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni”, tha Sarri.

Related posts

Real Madrid bën çmendurinë, gati shkëmbimi i bujshëm me Tottenham

Q.Autor

Manchester United – Arsenal, formacionet e mundshme të supersfidës angleze

Sadik.Autor

PRET TË FESTOJË 72-VJETORIN/ Presidenti Commisso kthehet në Itali, dridhen Milan dhe Juventus

Delo.autor

Leave a Comment