Moto GP Sport

MOTO GP/ Marquez “garon me veten”, dominon në Aragon dhe prenoton titullin

Marc Marquez me Honda fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Aragon, Spanjë, duke hedhur një tjetër hap drejt titullit kampion bote në Moto GP. Një garë e dominuar nga piloti spanjoll, që e nisi atë nga vendi i parë dhe e mbylli si fitues, duke mos e diskutuar asnjë moment fitoren.

Epërsia e Marquez karshi rivalëve ishte e ndjeshme, duke u shkëputur 1 sekondë pas vetëm një xhiro, ndërkohë që në mesin e saj ai ishte shkëputur gati 7 sekonda. Kjo bëri që vëmendja të përqendrohej te sfida për një vend në podium, pasi fituesi ishte parashikuar që në start.

Kështu, në podium u ngjitën italiani Andrea Dovizioso me Ducati (i dyti) dhe australiani Jack Miller me Ducati Pramac (i treti), që në xhirot e fundit dueluan fort mes tyre dhe Vinales. Vetëm i teti Valentino Rossi me motorin tjetër Yamaha, në një garë zhgënjyese për legjendën italiane.

Related posts

REAL MADRID-GETAFE/ “Los Blancos” synon fitoren për t’ju afruar rivalit në krye (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Ja sa paguhej Zinedin Zidan

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Red Bull e nis mbarë në Meksikë, Verstappen dominon provat e lira

Delo.autor

Leave a Comment