Futboll Premier League Sport

RIMARRIN KREUN FALË VAR-IT/ Aguero udhëheq ekipin drejt titullit

Manchester City është kthyer në vendin e parë të Premier League pas fitores së ngushtë 1-0 të marrë në fushën e Burnley-t.

Skuadra e Pep Guardiola, siç mund të kuptohet edhe nga rezultati, nuk e ka pasur aspak të lehtë të marrë tri pikët sot. Pavarësisht dominimit të ndeshjes dhe rasteve të shumta të krijuara, lojtarët e Pep e kanë pasur të vështirë të kalojnë mbrojtjen e Burnley-t dhe portierin Heaton.

Në fakt, City ka patur nevojë për ndihmën e teknologjisë për të siguruar fitoren. Gjuajtja e Sergio Aguero-s në minutën e 63-të u duke se u largua nga një prej mbrojtësve në momentin e fundit, por teknologjia ka konfirmuar se topi kishte kaluar vijën.

Me këtë realizim, argjentinasi është bërë lojtari i dytë në historinë e Premier League që shënon të paktën 20 gola në pesë kampionate radhazi pas Thierry Henry (2001/02-2005/06).

Ka qenë një fitore e rëndësishme për City-n, që kryeson renditjen me një pikë avantazh ndaj Liverpool-it, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i Premier League.

Related posts

KLUBI NË KRIZË EKONOMIKE/ Manchester United “gjunjëzohet” nga pandemia, humbje kolosale për “Djajtë e Kuq”

Delo.autor

SHUMË TALENTE NË FUTBOLL/ Ja formacioni me 11 adoleshentët premtues në qarkullim

Delo.autor

Belgjikë-Islandë dhe Hungari-Greqi, spektakli vazhdon në Ligën e Kombeve

Isa.Autor

Leave a Comment