Champions League Futboll Sport

SFIDA CHAMPIONS NDAJ MANCHESTER CITY/ Pochettino: Nuk ka vend për panik, e ndjej që…

Edhe pse Tottenham fitoi 1-0 çerekfinalen e parë ndaj Manchester City, trajneri Pep Guardiola beson se do të jetë “citizens” ata që do të shkojnë në gjysmëfinalet e Champions League. Skuadrës së City i duhet të shënojë dy gola dhe të mos pësojë asnjë për të avancuar më tej, ndërkohë që do të luajë në fushën e tij ndeshjen e kthimit.

Në ndeshjen e parë, skuadra e City gjuajti vetëm dy herë në portën e Tottenham, njëra prej të cilave ishte penalltia e humbur nga Aguero. Kjo paraqitje nuk e tremb trajnerin spanjoll. “Nuk ka vend për panik edhe në rast se do të eliminohemi. Gjithsesi, jam i sigurtë se do të jemi ne ata që do të shkojmë në raundin tjetër të Champions”, tha Guardiola.

“Sido që të shkojnë gjërat ndaj Spurs edhe nëse dështojmë, ne jemi ende në garë për titullin kampion në Premier League. Do të luajmë në finalen e FA Cup dhe është e sigurtë që edhe vitin tjetër do të jemi në Champions. Gjithsesi, nëse më pyesni mua ju them se ne do të jemi gjysmëfinalistë. E ndjej që do të kualifikohemi”, u shpreh Guardiola.

Related posts

ËSHTË FUTBOLLISTI I OLYMPIQUE LYON/ Memphis Depay vjen me një projekt muzikor (VIDEO)

Delo.autor

“SYTË PËR LARASKA”/ Rrëzimi i Trashit brenda zonës. A gaboi gjyqtari kryesor në këtë moment…(VIDEO)

Isa.Autor

JUVENTUSI NË SULM/ Kampionët e Italisë në kërkim të yllit të Dortmundit

Isa.Autor

Leave a Comment