Champions League Futboll Sport

DEKLARATA PËR NDESHJET E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Mourinho provokon: Këta dy skuadra do të eleminohen…

Jose Mourinho u vu në qendër të vëmendjes kur tha se Juventus ka të gjitha shanset për të bërë përmbysjen e madhe ndaj Atletico Madrid dhe ashtu ndodhi.

Të martën mbrëma, Juve pret në “Allianz Stadium” Ajax për ndeshjen e kthimit, teksa në Amsterdam u ndalën në barazim 1-1. Trajneri portugez tha se nuk habitet nëse kampionët e Italisë do të eliminohen në këtë fazë nga Ajax.

“Mendoj se Ajax është ekipi i vetëm që në këtë fazë nuk është i përfshirë fare nga presioni për të marrë një rezultat”, tha fillimisht “special one”.

“Juventus dhe Barcelona fillojnë me një avantazh të lehtë për shkak të rezultatit të ndeshjes së parë. Por, nuk do të surprizohem nëse të dy këta skuadra eliminohen nga Manchester United dhe Ajax.

Askush nuk e mendonte se Ajax kishte shanse për të fituar Champions League, por tani ata kanë ende shanse. Eksperiencë? Tani ata janë një ekip më i mirë se dy vite më parë. Në ekip kanë 2-3 lojtarë me eksperiencë. Padyshim që Juventus është një sfidë e madhe për ta, por mund të ia dalin”, vijoi më tej Mourinho.

Related posts

ZYRTARE/ Mbrojtësi e mbyll me Vllazninë dhe prezantohet te skuadra e re

Delo.autor

E PAPRITUR/ Humbën ndeshjen e rëndësishme, klubi shqiptar kërcënon me dalje nga garat

Delo.autor

PORTUGALI-HOLANDË/ Ja notat për Ronaldon dhe Van Dijk (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment