Champions League Futboll Sport

SFIDA E KTHIMIT NDAJ JUVENTUSIT NË CHAMPIONS/ Agjenti i de Jong: Për këtë ndeshje ai do të…

Frenkie de Jong është në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e kthimit ndaj Juventusit, që përkon me raundin e dytë të çerekfinaleve të Champions League.

Mesfushori i ardhshëm i Barcelonës pati dhimbje në kofshë në ndeshjen ndaj Excelsior dhe la fushën që në minutën e 24’-të të ndeshjes, duke vënë në dyshim mundësinë nëse do të ishte gati të luante në ndeshjen e kthimit ndaj kampionëve të Italisë.

Përveçse ka udhëtuar me skuadrën, agjenti i de Jong tha se ai do jetë gati të luajë për këtë ndeshje tejet të rëndësishme.

“Ai u ndal si një masë paraprake. Frenkie ndjeu dhimbje në kofshë, por nuk kishte asnjë moment në të cilin ai ndjeu dhimbje të forta të vërteta. Ishte thjesht një frikë që të mos shkaktohej më shumë dëm”, tha agjenti Ali Dursun për “De Telegraaf”.

Related posts

Luka Modrić: Do të luajmë ndeshjen tonë perfekte, kalojmë në çerekfinale

Sadik.Autor

REAL MADRID ZHGËNJEN SËRISH/ Alaves mposht “Los Blancos”, Zidane humbet sërish Hazard

Delo.autor

Joao Mario pranë kalimit te “parajsa portugeze” në Premier League

Isa.Autor

Leave a Comment