Champions League Futboll Sport

SFIDA ME LIVERPOOLIN/ Valverde paralajmëron ekipin: Ata do të jenë një kundërshtar shumë…

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka folur para sfidës gjysmëfinale në Champions League kundër Liverpoolit.

Në një deklaratë për mediat, Valverde thuri elozhe për kundërshtarin madje i kujtoi skuadrës së tij që të bëjë kujdes.

“Liverpool është një ekip i fuqishëm, që luan në një nivel të lartë presioni. Ata do të jenë një kundërshtar shumë i vështirë për t’u mundur”, tha fillimisht Valverde.

“Ata kanë humbur vetëm një ndeshje gjatë gjithë sezonit dhe kjo tregon se sa skuadër e mirë janë”, vijoi ai.

“Qëllimi ynë është që të fitojmë, por e dimë vlerën e shënimit të golave nga ata. Ne duhet të luajmë dy ndeshje të mira që më pas të shpresojmë kualifikimin në finale.

“Ne kemi një avantazh që tashmë kemi fituar ligën, por unë nuk mendoj se lodhja është një problem në këtë fazë”, përfundoi tekniku i katalanasve.

Kujtojmë që të mërkurën në orën 21:00 në “Camp Nou” do të luhet gjysmëfinalja e parë ndërmjet Barcelonës dhe Liverpoolit në Champions League.

Related posts

ÇFARË SPEKTAKLI/ Brozovic nderon Interin në “frymën e fundit” kundër Sampdorias

Isa.Autor

ISHTE PRANË LARGIMIT/ Valverde i thur ELOZHE DEMBELES pas golit SPEKTAKOLAR 

Isa.Autor

KËMBËNGUL JUVENTUS/ Zbulohet oferta e majme për Icardin

F.autor

Leave a Comment