Futboll Ligue 1 Sport

SHAU ARBITRIN NË CHAMPIONS/ Neymar mbetet jashtë…

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, është skualifikuar për tri ndeshje në Champions League për fjalët fyese të përdorura kundër arbitrave pas eliminimit të ekipit të tij në ndeshjen kundër Manchester United.

Braziliani nuk do të jetë në dispozicion të kampionëve të Francës për gjysmën e fazës me grupe të kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube.

“Është një turp! Katër njerëz që nuk dinë asgjë për futbollin janë përgjegjës për VAR-in. Nuk ishte penallti. Si mund të jetë një prekje me dorë kur topi godet kurrizin e tij. Shkoni q…”, ka qenë reagimi i Neymar në Instagram pas takimit të kthimit të 1/8-ve të Champions League, që Parisi e humbi 3-1 në shtëpi kundër “Djajve të Kuq”.

Related posts

SKANDALI NË DERBI/ Ibrahimovic rrezikon përjashtimin nga “Sanremo” pas sherrit me Lukakun. Vjen paralajmërimi

Delo.autor

Bëri gafë në Botëror, por De Gea do të jetë më i paguari në planet

Sadik.Autor

INTER-SHERIFF TIRASPOL/ 2 vite pa gol, “Demi” Lautaro sfidon “macen e zezë” në Champions

Delo.autor

Leave a Comment