Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIM NË “PAQE”/ Ndeshje me shumë dëmtime, Teuta dhe Kastrioti ndajnë pikët

Teuta dhe Kastrioti kanë ndarë pikët në duelin mes tyre në “Loro Boriçi” në një sfidë e cila u ndikua nga dëmtimet, por edhe nga zgjedhjet e duhura të trajnerëve pasi lojtarët e stolit bënë diferencën.

Dueli kishte më pak emocione në pjesën e parë, me skuadrat që kërkuan shumë pak e rrezikuan shumë pak. Në pjesën e dytë ishte Teuta që gjeti shpejt golin me anë të Grudës të aktivizuar në fillimin e këtij fraksioni loje ndërsa më pas ritmi ishte shumë i ulët.

Por aktivizimi i Grecës i dha një ritëm tjetër krutanëve dhe në fund ata arritën të shënonin me Mudrazija, i sapofutur në fushë pas dëmtimit të Grgiç. Krutanët kishin edhe dy mundësi të tjera shënimi, por nuk ia dolën të çonin topin në rrjetë dhe si përfundon. Morën një tjetër pikë që i jep moral pasi erdhi ndaj kampionëve në fuqi.

Related posts

Memelli: Izoluam sulmin e Partizanit, keqardhje të mundesh nga një episod

Isa.Autor

E FUNDIT/ Champions League, zbulohen 4 rivalët e mundshëm të Teutës për turin e parë (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Lazio-Juventus. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment