Futboll Seria A Sport

SHERRI MILAN-LAZIO QË SHKAKTOI POLEMIKA/ Merret vendimi final nga “Disiplina”, ja masat e rënda

Asnjë provë televizive për Kessie dhe Bakayoko, që në fund kanë ngritur fanellën e Acerbit gjatë festimeve poshtë tribunës. Gjykatësi sportiv ka rikthyer mbrapsht filmatot dhe ia ka deleguar Prokurorisë së Federatës. Sakaq, ka gjobitur me 10 mijë euro Milanin pasi një tifoz ka pështyrë Simone Inzaghin.

Në fund të ndeshjes, për sherrin e ndodhur, gjobë me 10 mijë euro për Bertolaccin, Kessie, Musacchion dhe për Luiz Felipen dhe Patric. 10 mijë euro edhe për Lucas Leiva ndaj një funksionari të Milanit (personit me aftësi të kufizuar), por edhe për Simone Inzaghin.

Sakaq, përjashtim deri më 30 prill 2019 për drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare, për deklaratat post-ndeshje.

Related posts

Dy oferta për Andre Silvan, sulmuesi portugez do të largohet nga Milan?

Sadik.Autor

3 VJET NGA SFIDA ME MAYWEATHER/ McGregor i çon një mesazh boksierit: Koha fluturon…

Delo.autor

(VIDEO) Befasohet Liverpool, Swansea realizon golin e parë

Q.Autor

Leave a Comment