Futboll Ligue 1 Sport

SIGUROI TUTULLIN KAMPION NË FRANCË/ Askush si Mbappè në moshën 20-vjeçare, ja rekordi që vendos

Me “hat-trick” në fitoren e fundit, që i siguroi PSG-së titullin kampion në Francë, Kylian Mbappè rrumbullakosi 30 gola sezonalë në Ligue 1. Me 20 vite dhe 4 muaj jetë mbi supe, djaloshi i artë është lojtari më i ri, që ka shënuar kaq shumë gola në një sezon të vetëm në elitën e futbollit francez.

Braziliani Ronaldo e ka arritur këtë “stacion” me PSV në moshë më të re. Leo Messi, kryesuesi i garës aktuale për “Këpucën e Artë”, me 33 gola, rrezikon ta humbasë këtë “primat”, nëse Mbappè vazhdon të shënojë në 5 javët e mbetura të kampionatit.

“Goal.com” ka marrë në shqyrtim 30 sezonet e fundit në këtë drejtim dhe ka vërtetuar se “djaloshin e artë” (30 gola e më shumë në një sezon) e bënë më herët edhe bombera si Filippo Inzaghi, Andriy Shevchenko, Michael Owen, Didier Drogba, Gabriel Batistuta, David Trezeguet, Radamel Falcao dhe Sergio Aguero.

Sidoqoftë, asnjëri prej tyre, duke përfshirë Messin dhe CR7, nuk arriti ta bënte këtë si Mbappé, referuar moshës më të re. Më poshtë mund të shihni si është renditja e një këndvështrimi të tillë:

17. Zlatan Ibrahimovic (31 vjeç dhe 7 muaj)
Sezoni: 2012-2013
Klubi: PSG
Golat e shënuar: 30

16. Edinson Cavani (30 vjeç dhe 3 muaj)
Sezoni: 2016-2017
Klubi: PSG
Golat e shënuar: 35

15. Diego Forlan (30 vjeç)
Sezoni: 2008-2009
Klubi: Atletico Madrid
Golat e shënuar: 32

14. Gonzalo Higuain (28 vjeç dhe 6 muaj)
Sezoni: 2015-2016
Klubi: Napoli
Golat e shënuar: 36

13. Samuel Eto’o (28 vjeç dhe 2 muaj)
Sezoni: 2008-2009
Klubi: Barcelona
Golat e shënuar: 30

12. Robert Lewandowski (27 vjeç dhe 9 muaj)
Sezoni: 2015-2016
Klubi: Bayern Munich
Golat e shënuara: 30

11. Luca Toni (27 vjeç)
Sezoni: 2003-2004
Klubi: Palermo
Golat e shënuar: 30

10. Thierry Henry (26 vjeç dhe 9 muaj)
Sezoni: 2003-2004
Klubi: Arsenal
Golat e shënuar: 30

9.Mohamed Salah (25 vjeç dhe 11 muaj)
Sezoni: 2017-2018
Klubi: Liverpool
Golat e shënuar: 32

8. Harry Kane (24 vjeç dhe 10 muaj)
Sezoni: 2017-2018
Klubi: Tottenham
Golat e shënuar: 30

7. Alan Shearer (23 vjeç dhe 9 muaj)
Sezoni: 1993-1994
Klubi: Blackburn
Golat e shënuar: 31

6. Luis Suarez (23 vjeç dhe 4 muaj)
Sezoni: 2009-2010
Klubi: Ajax
Golat e shënuar: 35

5. Cristiano Ronaldo (23 vjeç dhe 3 muaj)
Sezoni: 2007-2008
Klubi: Manchester United
Golat e shënuar: 31

4. Lionel Messi (22 vjeç dhe 11 muaj)
Sezoni: 2009-2010
Klubi: Barcelona
Golat e shënuar: 34

3. Ruud van Nistelrooy (22 vjeç dhe 10 muaj)
Sezoni: 1998-1999
Klubi: PSV
Golat e shënuar: 30

2. Kylian Mbappe (20 vjeç dhe 4 muaj)
Sezoni: 2018-2019
Klubi: PSG
Golat e shënuar: 30

1. Ronaldo (18 vjeç dhe 8 muaj)
Sezoni: 1994-1995
Klubi: PSV
Golat e shënuar: 30SIGU

Related posts

PËRGATIT NJË “GODITJE” SURPRIZË/ Barcelona gati 20 milionë euro për “Ronaldon e ri”…

Delo.autor

“BULLAFIQI DO VDESË I VETËM…”/ Dalin përgjimet tronditëse të mjekut të Maradonës

Delo.autor

Argjentina zhgënjen, por jo tifozet seksi të saj (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment