Futboll Seria A Sport

YLLI KROAT MBYLLI SEZONIN PARA KOHE/ Andrea Pirlo: Mandzukic nuk mund të jetë…

Protagonisti i një pjese të parë të sezonit, Mario Mandzukic pati një rënie të dukshme në formën sportive gjatë vitit 2019. Kroati e mbylli sezonin e tij para kohe, për shkak të lëndimit. Autor i 8 golave në Serie A, nënkampioni i botës kishte krijuar një partneritet mjaft efektiv me Cristiano Ronaldon, por në këtë vit kalendarik, ai nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës.

Ndoshta duke u nisur nga këto arsye, Andrea Pirlo, duke folur për mikrofonat e “Sky Sport”, e konsideroi Mandzukic një lojtar jothelbësor për Juventusin: “Sipas mendimit tim, Juventusi duhet të blejë një sulmues për t’ia bashkuar Ronaldos. Mandzukic nuk mund të jetë titullar i rregullt në këtë ekip”.

Ndërkohë, Gonzalo Higuain mund të kthehet te Juventusi në verë, pas huazimit te Chelsea. Dhe hipoteza më intriguese është ajo, se argjentinasi mund të mbetet në Torino, për të luajtur së bashku me Ronaldon, siç kanë bërë tashmë te Real Madridi për katër vite.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Arsenal-it i mjafton Rowe ndaj Watford, VAR shpëton Tottenham-in e Conte-s

Delo.autor

LIVE/ Juventus-Ajax, van de Beek barazon shifrat për holandezët

Delo.autor

Trajneri i përkohshëm i kombëtares italiane: Nuk vlejnë golat nëse Balotelli ka sjellje të keqe

Q.Autor

Leave a Comment