Futboll Kategoria Superiore Sport

E FUNDIT/ FSHF ndryshon Superioren, ja vendimi për javën e 32-të

Vendim i papritur i institucionit të futbollit shqiptar, ndryshon kalendarin e Kategorisë Superiore. Teksa ishte parashikuar që të gjitha ndeshjet të luheshin të shtunën, pikërisht Laçi-Kastrioti dhe Tirana-Skënderbeu në 16:00, si dhe Flamurtari-Partizani dhe Teuta-Luftëtari në 19:00, sektori i garave ka bërë një ndryshim drastik.

Kategoria-Superiore-2018

Burime zyrtare në FSHF i treguan “Panorama Sport” pak minuta më parë se të gjitha takimet do të luhen të shtunën në të njëjtin orar, pikërisht 15:00. Kjo bëhet për të shmangur edhe ndikimet që mund të kenë rezultatet e ndeshjeve në rast se ato luhen në orare të ndryshme.

Java e 32-të (4 maj)

TË SHTUNËN

Laçi-Kastrioti 15:00

Tirana-Skënderbeu 15:00

Flamurtari-Partizani 15:00

Teuta-Luftëtari 15:00

Kamza-Kukësi (0-3 në tavolinë)

Related posts

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Lokalizohet vendndodhja e avionit ku humbi futbollisti (FOTO)

Delo.autor

VLERAT AKTUAL NË TREG/ Hysaj në vend të dytë, ja futbollistët më të shtrenjtë të Kombëtares

Delo.autor

Salah nuk ndalet, shkruan historinë me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment