Futboll Seria A Sport

SYNOJNË PËRFORCIME TË MËDHA/ Juventus gati 30 milionë euro për mbrojtësin e Premier…

Nuk është përmendur shpesh emri i tij, por mbrojtësi belg Toby Alderweireld mund të jetë përforëcimi i ardhshëm i Juventusit. Sipas “calciomercato”, lojtari ka një klauzolë prej 25 milionë stërlinash (30 milionë euro), një shumë që ka ngjallur interesin e bardhezinjve, në kërkim të një mbrojtësi qendre me përvojë.

Mbrojtësi 30-vjeçar luan në Premier League me skuadrën e Tottenham që prej vitit 2015 dhe në 113 ndeshje ka realizuar 5 gola. Duket se Alderweireld nuk do të rinovojë kontratën që skadon pas një viti me skuadrën e Spurs, ndaj transferimi i tij duket i pashmangshëm.

Fabio Paratici, drejtori sportiv i Juves, ka kohë që po vëzhgon lojtarin, madje ka patur edhe një kontakt me menaxherin e tij. Pritet që në ndeshjet gjysmëfinale të Champions League të hidhen bazat për një transferim të belgut te skuadra e Juventusit, e gatshme të paguajë 30 milionë euro për lojtarin1.

Related posts

MOMENT I VËSHTIRË TEK MILAN/ Trajneri Pioli mendon ndryshim moduli. Ja si ndryshojnë “Kuqezinjtë”…

Delo.autor

RIPËRSHKRUAN KARRIERËN TEK MILANI/ Shevchenko rrëfen: Nuk kam parë kurrë një lojtar aq perfket si…

Delo.autor

“THUMBON” KEQ REAL MADRID ME FJALËT E TIJ/ Gareth Bale: Nuk isha i lumtur…

Delo.autor

Leave a Comment