Futboll Seria A Sport

REFUZON KATALANASIT DHE MILANIN/ Sulmuesi spanjoll: Të ardhmen time vendos tek klubi…

Sulmuesi spanjoll Gerard Deulofeu, aktualisht pjesë e skuadrës së Watford, ka deklaruar se nuk e sheh si të domosdoshëm rikthimin e tij te Milani apo Barcelona sezonin tjetër. Skuadra ku më parë ai ka luajtur. Lojtari është në pronësi të ekipit “blaugrana”, që e ka lënë në formë huazimi në Premier League, te Watford.

“Kam patur përvoja të bukura te Barcelona, ku kam luajtur për shumë vite. Por, njëkohësisht, nuk ka qenë e lehtë, pasi më duhej të përballesha me lojtarët më të mirë në botë. Në një stadium gjigand si “Camp Nou”. Për një të ri që ka nevojë për besim nuk është e lehtë”, tha Deulefou.

“Gjithsesi, unë nuk jetoj duke menduar për ish-ekipet e mia si Barcelona apo Milan, me shpresën që të rikthehem aty. Unë shoh me optimizëm përpara, jam në Angli prej gati 2 vitesh dhe mund të qëndroj këtu. Kam dëgjuar shumë thashetheme për rikthimin te Milani, por unë jam lojtar i Watford dhe për të ardhmen time ky klub vendos bashkë me Barcelonën”, tha Deulefeu.

Related posts

Mbeti pa medalje, Smajlaj denoncon: Manipulim rezultati, më dëmtuan imazhin

Sadik.Autor

PAMJET/ I dëmtuar, por në merkato. Klubi italian i fiksuar pas Brojës

F.autor

TRIUMFOJNË NË “LORO BORIÇI”/ “Shkodranët” mposhtin Flamurtarin

Delo.autor

Leave a Comment