Futboll Sport

SYNOJNË PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ Leonardo takim zyrtar me përfaqësuesin e Barcelonës, ja “preja” e radhës

Milan pret zhvillime nga Barcelona, nga ku shpreson që të sigurojë shërbimet e Malcom në merkaton e verës.

Me mendjen nga Fair Play Financiar, drejtuesit e kuqezinjve po bëjnë lëvizjet e duhura për të qenë të përgatitur për merakton që po afron.

Së fundi, “Calciomercato.com” ka zbuluar se drejtuesit e Milanit janë takuar me përfaqësuesit e agjencisë Elenko Sports, që ka në patronazh dy lojtarë që i interesojnë “Djallit”, Emerson Palmieri i Chelsea (24 vjeç) dhe Malcom i Barcelonës (22 vjeç).

 

Këto dy emra janë dy ide për të ardhmen e Milanit. Për Malcom ka pasur një tratativë që në janar, kur kuqezinjtë e kërkuan në formë huazimi me të drejtë blerje, por që u refuzua nga Barcelona. Sulmuesi brazilian mbetet një alternativë luksi sepse vlera e kartonit të tij llogaritet në 50 milionë euro.

Ndërkohë Emerson Palmieri mund të sigurohet për 25 milionë euro dhe do të ishte një alternativë luksi për të zëvendësuar Rodriguez në krahun e majtë. Gjithsesi e ardhmja e tij do të varet shumë nga Chelsea, që rrezikon t’i bllokohet merkato hyrëse nga FIFA.

Related posts

SEZONI I RI/ NJIHUNI me 20 lojtarët më të SHPEJTË në Premier League, MUNGON BELLERIN

Isa.Autor

SHKËLQEU ME ITALINË/ Sulmuesi Chiesa drejt largimit nga Juventus, Liverpool ka gati super ofertën. Ja shifra…

Delo.autor

BARCELONA MAHNIT ME NJË ADOLESHENT DHE NJË TALENT/ Shikoni si e shijon Messi spektaklin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment