Futboll Sport

AJAX KËTË SEZON NGJITET NË PIEDESTAL/ Pirlo: I thashë “Zonjës së Vjetër” ta merrte atë lojtar por…

Ajax këtë sezon ka ngjitur në piedestal dy prej talenteve që besohet se do pushtojnë botën në vitet e ardhshme, Matthijs de Ligt dhe Frenkie de Jong.

Ka qenë Andrea Pirlo që zbuloi se prej disa vitesh e ka ndjekur mesfushorin de Jong, madje ai ia kishte sugjeruar Juventusit për ta blerë nga Ajax.

“De Jong është shumë i zoti, e kam ndjekur atë prej disa vitesh dhe ia rekomandova Juves që ta ndiqte atë nga afër, por në atë moment u shfaq Barcelona dhe do kishte qenë më mirë të kishin nxituar”, tha ish-mesfushori i Milanit dhe Juves.

Edhe zëvendës presidenti i Juves, Pavel Nedved nuk i fshehu elozhet për 21-vjeçarin, “Frenkie më kujton shumë rreth mënyrës se si luante Andrea Pirlo”,tha çeku.

Juventus e ka humbur betejën me Barcelonën për de Jong, tani beteja e radhës është për de Ligt, por sipas informacioneve të fundit edhe mbrojtësi 19-vjeçar ka zgjedhur të shkojnë në “Camp Nou”.

Related posts

SKANDALI/ Hajdutët vjedhin shtëpinë e legjendës Paolo Rosi gjatë orës që ai po varrosej

Delo.autor

E PABESUESHME POR E VËRTETË/ Edhe “I MADHI” Ibrahimoviç falimenton

Isa.Autor

BËRI RACIZËM NË RRJETET SOCIALE/ Cavani pritet të marrë dënimin e rëndë nga Komisioni i Disiplinës angleze (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment