Futboll Premier League Sport

“TOPÇINJTË” MARRIN NJË HUMBJE SHOKUESE/ Ylli i Leicester vulos me dopietë

Arsenal merr një tjetër humbje shokuese, këtë herë në fushën e Leicester, me rezultatin 3-0 dhe shpresat për një vend në zonën Champions zbehen gjithnjë e më shumë.

Ndeshja nisi keq për skuadrën e Unai Emery, që në minutën e 36-të mbeti me 10 lojtarë pasi Maitland-Niles mori kartonin e dytë të verdhë.

Pjesa e dytë nisi me ritëm për “Ghelprat” që gjetën golin e avantazhit në minutën 59’, me anë të Tielemans. Arsenal u përpoq të reagojë, por me një lojtar më pak nuk ka forcën e duhur për të vënë në vështirësi skuadrën vendase.

Në minutën 86’ do të vinte goditje finale, aty ku Jamie Vardy doli i vetëm përballë portierit Leno dhe falë ndihmës nga trau i portës arriti të shënojë golin e nokautit për “Gunners”. Sulmuesi anlgez nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e fundit të kohës shtesë shënoi edhe golin e tretë për Leicester.

Aktualisht Arsenal ndodhet në kuotën e 64 pikëve, në vend të pestë, 1 më pak se Chelsea dhe 2 më shumë se Manchester United që përballen sot mes tyre. Ndërkohë për Leicester ishte thjesht një tre pikësh për renditje, pasi kupat e Europës janë të pakapshme.

Related posts

“MË PREKU GJESTI I TIJ”/ Uanda rrëfen një anë të padëgjuar të Ikardit

Delo.autor

KAMPIONË NË NJË DITË ME LIVERPOOL/ Ish-sulmuesi i Skënderbeut regjistron një tjetër sezon mbresëlënës në Çeki

Delo.autor

“BËNI PAGESËN BRENDA 10 DITËSH…”/ Trajneri i shkarkuar kërcënon Federatën e Futbollit

F.autor

Leave a Comment