Futboll Sport

TRAGJEDI ANGLEZE/ 112 milionë euro për të rënë nga kategoria

Fulham është zyrtarisht skuadra e dytë, bashkë me Huddersfield që kanë rënë nga Premier League në Championship.

Ky është ndër ato raste kur as paratë nuk kanë më vlerë. Fulham shpenzoi plot 112 milion euro përgjatë këtij sezoni duke afruar 19 lojtarë në skuadër dhe në krye të ekipit u vendos trajneri serb Slavisa Jankovic, i cili rezistoi deri në 11 nëntor të vitit 2018.

Me Jankovic në krye Fulham mori 9 humbje, 1 barazim dhe 1 fitore duke u renditur në vend të fundit.

Pas shkarkimit të trajnerit të parë, drejtimin e skuadrës e mori Claudio Ranieri. Ky i fundi e nisi ndeshjen e parë me fitore ndaj Southampton, por më pas e kapi kriza e rezultateve menjëherë.

Në 16 ndeshje, italiani arriti të marrë 3 fitore dhe 3 barazime, ndërsa në 10 ndeshje u mund. Të njëjtin fat si Jankovic pati edhe Ranieri, i cili u largua pas humbjes ndaj Southampton, skuadër me të cilën e nisi aventurën e tij me Fulham.

Ndërkohë që për 5 ndeshjet e fundit në krye të skuadrës ka qenë anglezi Scott Parker, por edhe ky ka dështuar duke marrë 5 humbje radhazi.

Fatale ishte humbja e së martës, 4-1 në fushën e Watford dhe Fulham është zyrtarisht i rënë nga kategoria me 112 milionë euro të shpenzuara në merkato, 3 trajnerë në një sezon dhe 5 ndeshje të tjera që do i luajnë pa asnjë objektiv.

Related posts

ZYRTARE/ Premier League jep lajmin e madh, rikthehen tifozët në stadiume. Ja kapaciteti i lejuar…

Delo.autor

PRESIDENTI LOTTITO SULMON INZAGHIN/ Vetëm ankohesh, ke një skuadër që vlen 10 fishin e të tjerave

Isa.Autor

Të frikshëm dhe të shpërqëndruar/ Mediat italiane kritikojnë KEQ Hysajn e Berishën

Isa.Autor

Leave a Comment