Futboll Seria A Sport

TREGON OBJEKTIVIN/ Flet Presidenti: Milani dhe Interi do të kenë stadiumin më të bukur në Botë

Milani dhe Interi ende nuk kanë marrë një vendim nëse do të rikonstruktojnë mitikun “San Siro” apo do të ndërtojnë një stadium të ri së bashku, por nga fjalët e numrit 1 të kuqezinjve kuptohet qartë që dy klubet pritet të bashkëpunojnë për një projekt të ri.

Paolo Scaroni, presidenti i Milanit, është kthyer të flasë për çështjen stadium dhe e ka bërë në një intervistë të dhënë për “Il Sole 24 Ore”.

“Edhe unë kam nostalgji për ‘San Siro’-n. Por, kam më shumë nostalgji për një Milan fitues. Nëse do të ndërtojmë stadiumin në terrenin publik më duket e qartë që të qëndrojë e tillë edhe struktura. Nuk është problem për ne. Me pakt që Pallati Marino të mbajë llogari për kohëzgjatjen dhe kushtet e koncesionit.

Objektivi im është që të bëjmë në Milano stadiumin më të bukur në Botë. Ristrukturimi është i papraktikueshëm për arsye objektive: nuk mund të mendojmë që të udhëtojmë tri vite larg qytetit tonë për të luajtur ndeshjet.

Ta ndajmë me Interin stadium? Pse jo?! Kostot ndahen dhe me teknologjinë e re mund të ndryshojmë edhe ngjyrat e impiantit lehtësisht. Ndërsa, në ditët e sotme, shpenzojmë 4 milion euro në vit për ndryshimin e ngjyrave. Nuk shoh probleme në këtë sens”, ka deklaruar presidenti i Milanit.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Sulmuesi i Napolit së shpejti do të bëhet baba, por tifozët bëjnë meme emrin e fëmijës (FOTO)

Delo.autor

KUALIFIKUESET “EURO 2020″/ Shqipëri-Moldavi luhet në “Elbasan Arena”, FSHF publikon çmimet e biletave (FOTO)

Delo.autor

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Man United ofron 25 milionë euro për mbrojtësin e Barcelonës

Isa.Autor

Leave a Comment