Gossip

FOTO QË PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Nxjerr nga varri kafkën e gjyshit dhe feston titullin kampion

Racing është shpallur kampion i Argjentinës, kurse një tifoz i këtij klubi ka nxjerrë nga varri kafkën e gjyshit të tij të ndjerë për ta festuar bashkë titullin kampion.

Ai thotë se nga gjyshi i tij e ka trashëguar dashurinë e “çmendur” për Racingun.

Klubi i njohur argjentinas, Racing, është shpallur kampion i Argjentinës.

Klubi me histori 116-vjeçare e fitoi titullin e 18-të në historinë e vet, ndërsa tifozët e këtij klubi nuk përmbahen dot së festuari.

Një tifoz argjentinas e ka bërë “çmendurinë” në festë. Ai është Gabriel Aranda, i cili dashurinë e jashtëzakonshme për Racingun e ka trashëguar nga gjyshi i tij, Valentin Aguilera.

Ai ka ndërruar jetë vite më parë, por nipi i tij e ka marrë kafkën e gjyshit të ndjerë për ta festuar bashkë titullin kampion të klubit të cilin e kishte në zemër gjyshi i tij.

Image

“Isha te varrezat dhe e nxora gjyshin prej aty. E bëj gjithmonë sa herë luan Racingu. Kjo është një traditë e jona dhe gjyshi ndihet krenar që e kam nxjerrë jashtë për të festuar titullin kampion të klubit tonë”, thotë për “TNT Sports” tifozi që u bë “hit” në gjithë botën me këtë veprim.

Related posts

PLAS TEK REALI/ Pushimet e tejzgjatura, Ramosi “përçan” klubin madrilen

Isa.Autor

RIKE ROCI DHE ERJONA SULEJMANI TË PRANISHME NË “SAN SIRO”/ Dy bukuroshet shqiptare ndezën atmosferën e derbit (VIDEO)

Delo.autor

U nda me Gregoracin/ Ja “zjarri” i ri që po “djeg” Briatoren (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment